Një sulmues i ri për Milanin

Menaxheri Mino Raiola ka bërë të ditur se ka një sulmues të ri për Milanin në fund të këtij sezoni. A do të jetë Mario Balotelli?
Raiola i cili përfaqëson futbollistët si Zlatan Ibrahimoviç dhe sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli ka thënë se ka një propozim për Rossonerët.
“Nuk kisha një sulmues të fuqishëm për Milanin gjatë dimrit por do të kam një në qershor” deklaroi Raiola për TeleLombardia.
Rossonerët gjatë janarit ishin të interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez por edhe Balotellin, e në fund angazhoi Maxi Lopezin nga Catania.