E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet, hiqet alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Filipinet, duke nxitur autoritetet të ndezin alarmin për një cunami të mundshëm. Alarmi u ndez për Indonezinë, Tajvanin dhe Japoninë, sipas Shërbimit Gjeofizik Amerikan (USGS). Goditja ndodhi në det, në një thellësi prej 139 kilometrash, në Sulangan, ka njoftuar agjencia. Por alarmi u hoq, pasi dallgët nuk rezultuan të ishin aq të fuqishme sa ishte parashikuar. Fillimisht u lajmërua se lëkundja ishte e shkallës 7.9 ballë, por më pas u konfirmua se fuqia e tërmetit ishte 7.6 ballë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›