Radikalët sulmojnë Nikoliçin: Një vit shkollë, në shtatë ditë
Dikur aleat me radikalët serbë, që pas deklaratave të tij se Europa është prioriteti i Serbisë, duke lënë mënjanë si pa dashje Kosovën, Presidenti serb Tomisllav Nikoliç është vënë nën shënjestër të radikalëve. Me dëshirën për ta sulmuar në mënyra të ndryshme, Partia Radikale e Serbisë ka zbuluar të vërtetën e edukimit të Presidentit të ri serb, duke paraqitur një padi penale kundër Nikoliçit, për të sfiduar diplomën universitare të tij. Nënkryetari i partisë, Nemanja Saroviç, tha se U përpoqëm të vërtetojmë se kur ka studiuar Nikoliçi, sepse asnjërit prej nesh që ishim bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në vitet 2004-2008, nuk na kishte përmendur se ai ka studiuar. Me kërkesat për informacionet me rëndësi publike, ne kemi arritur deri te datat e sakta se kur Nikoliçi gjoja i ka dhënë provimet, citohet Saranovic nga agjencia Vesti. Ai tha me ironi se Nikoliçi rezultoi të jetë një student i shkëlqyer, pasi të gjithë vitin e dytë të studimeve në Fakultetin për Menaxhim e ka kryer për vetëm shtatë ditë.