Një tironse pyet ish-kryebashkiakun Rama. Tabaku: Pse për 11 vjet bllokove zhvillimin e pronës dhe Linda heshti?!
13-06-2013 / Gazeta 55
“Edi Rama u kujtua sot për rilindjen e tironsve, duke u fshehur pas Lindës. Si tironse, kam disa pyetje:
Pse për 11 vjet z. Rama ia bllokoi këtyre njerëzve këtu, zhvillimin e pronës dhe Linda heshti?!
Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua në gjithë qytetin e Tiranës, edhe pse në kundërshtim me ligjin ishte prona e znj. Rama?!
Pse nuk u dha sot asnjë sqarim për tironsit, për kërcënimin që ish-kryetari i Bashkisë bëri se në qoftë se vjen në pushtet, ai sërish do u mohojë zhvillimin e pronës këtyre njerëzve?!
Tironsit, z. Rama rilindën më 8 maj të vitit 2011 dhe rilindën duke refuzuar me votë modelin tënd. Sot, koha jote ka mbaruar!”-përfundon deklarata e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.