E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Një vajzë e gjeta mes të plagosurve, tjetrën mes të vdekurve”, fotot e të rinjve që humbën jetën në lokal, mes viktimave futbollisti i Shkupit dhe anëtarët e grupit që po performonte

Një zjarr i cili shpërtheu në një klub nate në qytetin  lindor të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, vrau 59 persona, sipas ministrit të Brendshëm të vendit.

Të paktën 155 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas mediave lokale, viktimat janë nga mosha 15-25 vjeç.

Ministri i Brendshëm i vendit, Pance Toskovsk tha se zjarri u shkaktua nga lëndër piroteknike të përdorura në koncert.

Të rinjtë ishin mbledhur për të ndjekur performancën e grupit të hip-hopit “DNK”.

View this post on Instagram

A post shared by Женски магазин/Zenski magazin (@zenskimagazin.mk)

Në rrjetet sociale janë postuar fotot e disa prej të rinjve që humbën jetën. Mes tyre është futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov dhe katër anëtarë të grupit “DNK’.

Futbollisti i kombëtares Bojan Miovski ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë dhe gjithashtu ka shpërndarë një mesazh për ikjen e parakohshme të mikut të tij Lazarov.

“U prefsh në paqe vëllai im”, shkruan ai.

Sipas informacioneve të klubit të futbollit Shkupi, Lazarov, 25 vjeç ka qenë duke ndihmuar të pranishmit e tjerë të shpëtonin, por në fund ka humbur jetën vetë.

Në mesin e viktimave është edhe Aleksandat Efremov, këngëtar i grupit “DKN”.

Një tjetër tragjedi shpaloset në mediat vendase. Lepa Taseva 25 vjeç është mes viktimave.

Babai i saj, ishte në kërkim të Lepës dhe motrës së saj Marias.

Ai tha se një vajzë e gjeti, Marian, e cila ishte shtruar në spital. Ajo u plagos kur u rrëzua gjatë evakuimit dhe u shkel nga persona të tjerë në përpjekje për të shpëtuar.

Ndërsa vajzën tjetër e gjeti mes viktimave.

Pas tragjedisë, qeveria e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht në Koçan.

Qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.

“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.

Më herët, ministria e  Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi së lidhur me rastin e ndodhur në diskotekën “Pulse” në Koçan, Prokuroria ka arrestuar 15 persona si të dyshuar.

Në mesin të arrestuarve është edhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç, nga LSDM.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›