E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vështrim tjetër i poezisë shqipe

Gazeta Shqip

ARS POETICA 5

Koliqi e Camaj përtej artistit

GAZMEND KRASNIQI

at anton harapi ne gjyq ekoliqi-tregtar-flamujsh kange-popullore-gegnishte-at-vicenc-prennushi karpa, martin camaj koliqi martin camaj

Ernest Koliqi përmend kontributet e Justin Rrotës, Eqrem Çabejt, Zef Skiroit apo të Namik Resulit, por kërkon që të mos u shohim të gjitha ekzigjencat, sepse para përpilimit të historisë së letërsisë duhen studiuar imtësisht e gjerësisht autorë e qendra letrare me rryma, ndikime të brendshme e të jashtme. Pa monografi mbi autorët dhe shfaqjet e rrymave letrare nuk mund të kemi një historishkrim të letërsisë, sepse më parë duhen të derdhen në lum kombëtar burime e shenja letrare veçuese e të veçanta. Sipas tij, çdo kontribut duhet  të gjejë vendin dhe peshën e vërtetë, pa anësi, me një rend kronologjik, pa marrë parasysh kritere gjeografiko-historike toskë, gegë, arbëreshë, kosovarë janë pjesëtarë të një përpjekjeje letrare. Ai kujton, gjithashtu, se këtë kriter kishte ndjekur në punimin Antologia della lirica albanese (Milano 1963).

Na zgjon vëmendjen koncepti koliqian, sepse kriteri i përcaktuar prej tij flet shumë për konceptin e një historie letrare, kur shkruan: Nji zorim që mund të rrjedhi prej këtij rrjeshtimi kronologjik asht ai i cilësimit të qendrave letrare në vise e rrethe të ndryshme, por kjo kapërcehet lehtas tue marrë parasysh rrymbat letrare, jashtë rrjedhjes krahinore tauktorvet. Për shembull, Mjedja për pregatitje e prirje e qëllime artistike asht ma afër Zef Skirojt se Fishtës dhe tjerve shkrimtarë shkodranë; Koliqi asht shumë ma afër Lasgush Poradecit se Prennushit e Bernardin Palajt; Shantoja në prozë asht shumë ma afër Konisës se Anton Harapit. Tue mos lanë mbas dore lidhjet e domosdoshme krahinore, shkaktue nga kushtet e kohës, të vëhen në dukje gjasimet e prirjeve stilistike dhe analogji në mes autorve e qendrash letrare të ndryshme. Apo: Duhen sidomos përimtue me kujdes e kuptim veprat e auktorëve dytanakë, qi, pa dalë në shesh kombtar, d.m.th. pa fitue nam gjithkund të përhapun, i dhanë letrësis sonë ndihmesa përfundimtare, si, për shembull, Ilo Mitkë Qafëzezi në jugë e Kolë Thaçi në veri. I pari na dhuroi modelin e nji proze ekspozive të pasun në skaje të gjithfarshme dhe i dyti me përpajnimin në stil poetik të shqipes të nji sintaksi të ndërlikuem e naltsoi në shkallë ma tepër poezin tonë. Thaçi, sidomos, i çeli shtegun me stil poetik të vetin të zgjedhun e të përpunuem mundësis së përkthimit të veprave të mëdha klasike (Homeri, Virgili etj.). Si poet nuk la emën, si pionier i naltësimit të shqipes në mjet taftë për çdo provë të lartë artistike duhet të zajë nji vend të shënueshëm.

Duke diskutuar në këtë mënyrë Koliqi i vihet shtjellimit të dy shkollave letrare shkodrane: asaj jezuite dhe asaj françeskane, që i dhanë letërsisë shqipe njëra Ndre Mjedën e tjetra Gjergj Fishtën. Ai shpjegon që në fillim se fjalën e skajin shkollë këtu e përdorim në vështrim si rrymbë. Prandej flasim për dy rrymba letrare të ndryshme, secila me theorina të caktueme të veta.

Me këtë shtjellim Koliqi realizon disa afirmime:

1.   Afirmimin e konceptit të shkollës letrare jezuite

Duke pohuar se dallimet mes tyre janë relative, Koliqi merret me shtjellimin e veçorive, duke gjetur te shkolla jezuite (Xanoni, Mjeda, Thaçi) tonin e stilin e lartë dhe ndjekjen e modeleve të autorëve që bota i mban si shembuj përsosjeje letrare. Autorët e kësaj shkolle synonin:

E para, prej gjuhës së palëvruar, të arrinin në lartësitë e hartimit letrar ku u kapën kombet e tjera.

E dyta, duke lënë pas dore trajtat popullore dhe frazeologjitë e zakonshme, ata shkruanin për një elitë të zgjedhur.

E treta, argumentet i merrnin nga librat (duke gjetur aty edhe frymëzimin duke na kujtuar intertekstualitetin tipik borhesian), nga dijet e tyre kulturore dhe historia e lashtë e Shqipërisë. Edhe kur shkruan Andrrën e jetës, ngjarjet e përditshme të një katundi shqiptar, Mjeda nuk i pasqyron me frazeologjinë e vendit, por me trajta të rralla e të çmueshme nëpër të cilat lëvizë atmosfera e hollë i nji arti epruer. Siç thotë Koliqi: Shkolla e Jezuitvet solli në letrësin kombëtare dishiplinën e artit, kultin e trajtës, kërkesën e fjalve të rralla e të çmueshme ndër teksta të vjetër dhe në fjalorë.

Meqë kjo poezi nuk është e popullarizuar, ia vlen të përdorim ilustrimin që bën Koliqi, pra, përkthimin e eklogës së parë të Virgjilit nga Xanoni: O plak fatbardh! Njiktu ndër luma tnjoftun/ Ndër gurra shejte, nëpër hije flladin/ Ke per ta gzue. Nkët anë, i skajit afër/ Gardhi, pada kur me i a thith vijnë bletat/ Fluturim shelqes lulen, shpesh ma tambla/ Fershellima për gjum ty ka me tndjellun. Ilustrimin e plotësojnë edhe këto vargje origjinale të Thaçit: Arbnori i lum jetoi: me tshugurumen/ Gjalm trreligjionit ndër kuvise i lidhun,/ Ku veç mbretni për tlarta punë dishiri,/ Ti i ndishe fjalt tue ligjirue si mjalta;

2.   Afirmimi i konceptit të shkollës letrare françeskane

Krejt ndryshe prej kësaj të folmeje pa trajta të zakonshme e frazeologji popullore do ta bëjë Koliqi përcaktimin e shkollës së dytë: Gjuha shqipe sikur asht e pasun me skaje e fraza ku idhnimi e mënija shfrejnë me ma të madhën gjallni, ashtu ka mundësi të lakohet e të përkulet në shprehje dy kuptimesh, ku xixëllon ironija edhe ku fjala në gjinin e vet, qi duket i mitun, përmban thumbin ma shporues. Kush njef kuvendet e Malsorvet tonë, din deri ku arrin zotsija e tyne me derrmue parashtresat e njaj kundërshtari me gjuhë që therë e pret. Kët krypë të bisedës shqiptare Françeskajt e derdhën në letrat tona. Ose: Shkolla e Françeskajvet i a hapi dyert e letrësis sonë visarit shprehës populluer, i fali tharmin e krenìs shqiptare, gjuhën e ndiesive burimore e fisnike të malevet.

De Martino, paraprijës i kësaj shkolle, shkruan: Pra, mos tdhimbet nji fërlik,/ Për dashtni tka ardhë ky mik/ Me tba nderë e jo me tfik./ Si tkesh mish, venë e raki,/ Mrapa, ishalla, për dhunti/ Na çon Zoti nji tepsi. Kësaj mënyre të shkruari Fishta do ti shtonte nervin karakteristik, qoftë në epikë, q

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›