Houston, 20-vjeçari ther me thikë 14 studentë
Një student 20 vjeçar ka sulmuar me thikë të paktën 14 studentë në konvikte të ndryshme të një kolegji në Houston të Texasit.
Zyra e sherifit të rrethit Harris ka thënë përmes një komunikate se Dylan Quick kishte planifikuar për një kohë të gjatë sulmin në kolegjin e Teksasit, dhe se i dyshuari kishte pasur fantazi për therjen dhe vrasjen e njerëzve që nga shkolla fillore.
Quick i cili është akuzuar për të paktën tri vepra penale, ka plagosur rëndë dy studentë të cilët vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa 12 tjerët kanë plagë të lehta.
Kolegji Lone Star në Houston, i cili ka mbi 20 000 studentë, është mbyllur të mërkurën për shkak të rishikimit të nivelit të sigurisë.
Ky sulm është i dyti brenda 3 muajve në të njëjtin konvikt, ku 2 studentë janë plagosur pasi një i ri ka shtënë me armë zjarri mes tyre.
10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Houston, 20-vjeçari ther me thikë 14 studentë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email