E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një vit luftë kundër drogës në Sinaloa, 1,850 të vdekur dhe 1,800 të zhdukur

Një vit pas arrestimit të Ismael “El Mayo” Zambada, shteti meksikan i Sinaloas dhe kryeqyteti i tij, Culiacán, kanë qenë skenë e një lufte brutale mes fraksioneve të drogës. Ky konflikt, që filloi më 9 shtator 2024, ka rezultuar në 1,850 të vdekur dhe mbi 1,800 të zhdukur.

Arrestimi i Zambadës, i cili u dorëzua autoriteteve amerikane si pasojë e një tradhtie, nxiti fraksionin e tij, të njohur si “mayitos”, të shpallnin luftë kundër “los chapitos”, fraksioni i udhëhequr nga Joaquín Guzmán Loera, i njohur si “El Chapo”.

Pavarësisht pranisë së 14,000 ushtarëve të Gardës Kombëtare dhe forcave të sigurisë, të cilët kanë kryer mijëra arrestime dhe kanë sekuestruar sasi të mëdha armësh dhe kokaine, dhuna vazhdon. Mes viktimave janë 57 fëmijë dhe mbi 600 familje janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Një person i zhvendosur nga qyteti rural i Globeras, i intervistuar nga gazeta Milenio, tha se: “Nuk do të jetë e lehtë që kjo luftë të mbarojë. Shumë njerëz po vdesin, më shumë sesa mund të numërojë qeveria.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›