Nje vit pa Ardian Klosin
pTek percillnim Danin nje vit me pare me kujtohen nje mori portretesh te deshperuar mbase dhe nga ata qe nuk e kishin vleresuar a dashur me pare Mbaj mend qe jam perhumbur ne nje si llogaritje Kam menduar se sikur te gjithe ne qe ishim prezent te kishim pjesetuar kohen e ti ishim ndodhur prane ai do te kish ndjere me shume dashuri perkujdesje e miqesi e me siguri do ta kish kapercyer Shpesh e kap veten tek mendoj se mund ta zhbej gjene por ne fakt jam mese e vonuar Dani eshte shoku im i mire i femijerise dhe rinise E kam dashur shume dhe me te kam kaluar gjerat me te bukura te rinise Kemi qene ne te njejtin grup shoqeror dhe te kudondodhur tek prapesirat apo ngjarjet qe sajonim per te gezuar veten Humbja e Danit eshte nga ato humbje qe te deshperon thellesisht e te le nje shije te hidhur gjate gjithe jetes e cila shoqerohet me brengen qe ishe e pafuqishme te beje gje per te Gjithmone e kam quajtur Danin aset per Shqiperine Ia thoja me shaka dhe atij edhe pse i vinte mire qeshte dhe e me akuzonte se po beja shaka me te Ne fakt tani une ndjej se humba shokun e mikun tim te mire familja njeriun e dashur e te pazevendesueshem dhe Shqiperia humbi nje cope prej saj Dani me dhuroi librin e Breht me 101 poezi dashurie te cilin sapo e kishte perkthyer Pata kuriozitet te shoh dedikimin Ai pat shkruar me ate shkrim qe nuk i kishte ndryshuar ende nga i gjimnazit Arianes ne miqesi te vjeter- e kam lexuar dhe rilexuar kete fraze pas humbjes se Danit si per te gjetur se cfare isha une per te duke qene se ai ishte shume per mua Shume vite me pare patem nje periudhe shkeputjeje kur ai ishte jashte vendit por sa here e takoja ndodhte sic u ndodh zakonisht miqve E fillonim biseden si ta kishim nderprere nje dite me pare Kur ai u kthye ne patem nje si rilidhje U mblodhem disa here dhe ai kenaqej tek takoheshim e kujtonim kohet e gjimnazit Benim shaka e ngacmoheshim si te ishim te rinj Javet e fundit te jetes se tij i telefonoja vazhdimisht me kujdesin te mos e merzisja Ne njeren prej ketyre telefonatave i tregova se isha bere gjysheOh sa me gezove faleminderit qe me jep lajme te gezuara e qe i ndan edhe me mua gezimet e tua- ishte pergjigja e tij Kur une shkova ne shtepine e Danit per humbjen e nenes se tij JolandesTek flisnim me pohoi qe po largohen njerez qe eshte veshtire te zevendesohen Me pas folem per gjendjen e bashkeshortit tim Ashtu i ndjeshem dhe i vemendshem ne fund te bisedes me pergezoi per kurajen dhe me kerkoi falje qe nuk dinte shume per veshtiresite e mia Isha tek shtepia e vajzes me beben ne krah kur i telefonova Danit vetem dy dite para gjemes Beme nje bisede te qete U perpoqa ti percillja zerin e bebit tek e ngacmoja por djali ishte i qete si biseda jone e Dani nuk mundi te degjonte gugat e tij Me tregoi se kish kaluar mire ne Dardhe me tregoi se kish ecur shume dhe ishte nxire nga dielli ne debore E perfunduam biseden me premtimin se ne njeren prej atyre neteve do te darkonim ne shtepine time E dija qe do te kalonim mire shume mire e do ta kisha kenaqur me gatimet por nuk kish qene e thene Ai nuk e mbajti premtimin iku Naten e te enjtes bera nje gjume shume te keq e me nderprerje Te nesermen ne mengjes hap televizionin vetem me figure Tek isha e vemendshme te shihja sa ishte ora ashtu me ze fare te ulet degjova si turbull dicka si Klosi Kerceva nga shtrati e tmerruar nga dyshimi dhe iu sula telefonit te Etleves motra e vogel e Danit atehere prej saj mesova gjemen rrafa telefonat e miqve te shokeve per te gjetur perkrahje ne fatkeqesine qe na ra Vetem kur shkova prane familjes se tij sikur u qetesova mu duk se isha me te Pas humbjes se Danit ne te gjithe mundohemi ta sjellim mes nesh me te gjitha menyrat e mundshme Here pas here i kthehem mesazheve elektronike qe shkembenim atehere kur kishim fatin ta kishim mes nesh I telefonoj shpesh Mires dhe Etleves motrave te Danit Ato me sjellin shume prej tij Kam zgjedhur te komunikoj me miq te tij kam vecuar njerin prej tyre ate qe ishte i fundit me te ja si e kujtoj danin Mbaj te pa mbaruar librin e Danit tek Kundercjapi sa me vjen ta mbaroj me nje fryme aq me vjen ta mbaj neper duar si per te zgjatur dialogun me te Shfletoj fotot tona kujtoj Danin te vogel e me pas te ri me nje fytyre te mire e paqesore me nje lekure te lemuar me nje ze te embel me ata sy te zgjuar e te bute me levizje fine e me humor te kendshem paqesor por jo konformist gjithmone ne kerkim te se drejtes dhe te perparimit E gjitha kjo sikur me jepte ndjesine e te bardhes dhe kur mendoja per bardhesine me shkon mendja tek nje pellumb i bardhe Dani eshte ashtu i bardhe e ne fluturim Mbase shkoi atje ku deshi e mbase ne nuk duhet ta fajesojme per ketep
br styleclearboth