E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një vit pandemi, 20% shitje në tregun imobiliar

Në marsin e vitit 2020 u shënuan edhe rastet e parë të koronavirusit në vendin tonë. Covid-19 nuk do të ishte vetëm një alarm shëndetësor, por edhe një sprovë për ekonominë shqiptare. Tre muaj karantinë totale, do të godisnin jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe të ardhurat e qytetarëve dhe si pasojë edhe tregun e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme. Sot një vit më vonë edhe pse në Gjirokastër ka një rritje të numrit të regjistrimeve për shitjen e apartamenteve, ato nuk arrijnë në më tepër se 20%.

“Situata e pandemisë, kuptohet që ka pezulluar gjithçka edhe në sektorin e shitblerjeve të apartamenteve, është ndjerë një krizë e madhe në këtë sektor. Më shumë janë kërkuar apartamente të vjetër, për të cilët investohet një shumë e vogël për t’i restauruar brenda. Në bazë të regjistrimeve, kemi mjaft rritje por për t’u shitur, janë shitur vetëm 20% e tyre”, shprehet administratorja Valbona Bani. 

Çmimet e apartamenteve në Gjirokastër qëndrojnë ende të lartë dhe si pasojë të papërballueshëm për qytetarët. Sipas Operatorëve të këtij tregu, dy janë arsyet që çojnë në tkurrjen e kërkesës, pasiguria për të investuar në blerje shtëpie dhe buxheti mjaft i ulët familjar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›