E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një vit që nga vdekja e Matthew Perry, Jennifer Aniston bën postimin prekës

Një vit pas vdekjes së Matthew Perry-t, Jennifer Aniston nderoi mikun e saj të dashur me një postim emocionues në Instagram, duke ndarë momentet e preferuara nga seriali Friends.

Fotoja e parë e postimit tregon Aniston dhe Perry në një sfond bardh e zi nga episodet e hershme të serialit popullor në vitet ’90.

Fotot e mëposhtme përfshijnë pamje nga prapaskenat, me imazhin e fundit që tregon Matthew Perry duke buzëqeshur ndërsa të gjithë e kujtojnë atë.

Aniston e shoqëroi postimin e saj me mbishkrimin modest “një vit”, ndërsa etiketoi Fondacionin Matthew Perry, që familja e aktorit ngriti për nder të tij. Ky fondacion mbështet njerëzit që luftojnë me varësitë, një betejë që Perry e kishte luftuar edhe në jetën e tij. Postimi i Aniston deri më tani ka marrë mbi 5 milionë pëlqime.

/vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›