E Diel, 1 Nëntor 2026

Një xhiro me helikopter mbi rrënimin (FOTO)

Presidenti amerikan, Barack Obama ndërmori një xhiro me helikopter në zonat e shkatërruara nga uragani Sandy. Ai ishte në Atlantic City, një nga zonat më të shkatërruara.

Atje u prit nga guvernatori i shtetit New Jersey, Chris Christie, që edhe pse është mbështetës i flaktë i Mitt Romney, la mënjanë ndasitë politike në këtë situatë të vështirë.

Superstuhia Sandy ka marrë së paku 55 jetë njerëzish në Bregun Lindor në SHBA.

Fushata u ndërpre gjatë këtyre ditëve, por pritet të rifillojë nesër, ndërkohë që zgjedhjet janë në prag.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›