SHBA, dadoja vret dy fëmijë: Ma kërkoi djalli
Amerika është tronditur sërish nga një ngjarje shokuese. Pak ditë nga vrasja e dy fëmijëve nga ana e një babysitter, kjo gjë ka ndodhur sërish. Një 40-vjeçare, emigrante nga Polonia, ka vrarë dy fëmijë, 5 dhe 8 vjeç në Çikago. Mediat amerikane bëjnë me dije se ajo i ka mbytur fëmijët. Para krimit, mësohet se ajo ishte zënë me të shoqin. Gjatë rrëfimit në polici, mediat amerikane bëjnë me dije se ajo ka thënë se kishte dëgjuar zërin e djallit, i cili i kishte kërkuar që të vriste fëmijët.