“Një yll u shua, por la plot dritë”/ Edhe Berisha reagon për ndarjen e papritur nga jeta të Shpat Kasapit

Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi tronditi mbarë opinionin publik.
Me shumë reagimeve, nuk mungon as ai i ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Një yll u shua, por la plot dritë!
Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, shkruan Berisha në një postim të tijin në rrjetet sociale.
Shpat Kasapi, 40 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e një ataki kardiak teksa ndodhej në Itali.
Shpat Kasapi, 40 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e një ataki kardiak teksa ndodhej në Itali.