E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerez te Humbur

Nga Berat Buzhala

Nese je i vogel dhe enderron te behesh futbollist, pa dyshim se nje idhull duhet ta kesh. Ndoshta ai eshte Messi, ose Ronaldo.

Nje vajze e re, kur te kendoje para pasqyres, gjithsesi mund ta shohe veten duke imituar Avril Lavigne, ose Beyonce.

Dikush qe preferon te behet yll i filmave, qe i vogel, fillon te ece si Samuel L. Jackson, te beje zerin e Al Pacinos, ose mimikat e Denzel Washingtonit.

Ne politike, pas perfundimit te epokes se Bill Clintonit, eshte shfaqur obamamania. Ai pati sukses te jashtezakonshem kur vendosi qe profilin e politikanit ta sintetizoje duke marre pak nga Hollywoodi, pak nga MTV, pak nga industria e sporteve, pak nga Fashion TV...

Obama, gjate fjalimeve te tij aktron. Doren ne zemer, bukur. Kur i jepet mundesia, brenda studiove, ai nis e vallezon. Nese paparacet e zene rastesisht duke bere plazh, ai na del ne faqet e para te gazetave me nje trup qe asgje manget nuk i le superheroit te notit Michael Phelps.

Ky eshte pra profili i politikanit, i cili, nese rastesisht edhe intelektualisht qendron mire, suksesin e ka te garantuar.

Ndoshta pse kemi lindur dhe jemi rritur me Lidhjen Demokratike te Kosoves, sa here flitet per kete subjekt, ne nervozohemi. Trazohemi kur i shohim perpelitjet e ketij subjekti per t'u futur ne binare, prej te cileve ka dale ne janar te vitit 2006.

Per gazetaret, LDK ka qene gjithmone nje miniere e pafundme e arit. Faqet e para te gazetes i mbush kjo parti me shume se asnje tjeter. Opinionistet provokohen prej kesaj teme me shume se sa per shembull, arrestimit te disa serbeve qe dyshohet se jane agjente te sherbimit sekret serb. Dhe kjo nuk eshte keq per kete subjekt politik. Eshte keq vetem nese udheheqesit e partise nuk dine ta shfrytezojne namin e madh qe figura e tyre gezon tek mediat dhe qytetaret. Dhe eshte teper keq nese kryesia e partise shkrimet ne gazeta i lexon vetem si nje lexues i zakonshem ne komunen e Dragashit, a Klines. Ndersa katastrofa eshte e pashmangshme per sa kohe udheheqesit e LDK-se do te na shohin te gjithe ne qe shkruajme per ta - si armiq te tyre dhe te vendit. Ata e dine qe ne nuk jemi te tille, por provojne t'i ruajne pozitat e tyre duke shpikur armiq te jashtem dhe te brendshem, duke i ikur ne kete menyre thelbit te problemit. E thelbi i problemit eshte reformimi i subjektit, qe mund te behet ne te gjitha menyrat tjera, pervec asaj se si e prezantoi LDK ne konferencen e saj te fundit.

As Isa Mustafa, e as Eqrem Kryeziu, e as Fatmir Sejdiu, kurrsesi Melihate Termkolli, por as Rame Manaj e Nekibe Kelmendi, jo Fadil Ferati, e as Lutfi Haziri e Astrit Haraqija, definitivisht jo Sabri Hamiti, nuk jane njerezit qe e nxjerrin partine nga kriza po te behen kryetar te saj.

Te gjithe keta bashke, nese i harrojne per nje moment interesat e tyre te ngushta, do te mund te uleshin e te percaktonin disa kushte per liderin e ardhshem, per shpetimin e tyre. Nese ata sinqerisht me shume se sa veten e tyre, do ta deshironin suksesin e LDK-se ne zgjedhjet e ardhshme, atehere kjo parti do te kishte perspektive. Por, nese punojne pa hile, e jo si deri tani.

Cili prej ketyre emrave qe i permenda, i vetem do te mund t'i rezistonte Hashim Thacit, Behgjet Pacollit ose Ramush Haradinajt? Cili prej tyre ka brenda vetes nje CV te tille, qe do ta zgjonte prej gjumit disa vjecar ate militantin e fjetur te partise, te cilit i ka humbur motivi per t'u zgjuar heret ne mengjes qe ta hedhe voten ne kutine e votimit? A eshte ai Isa Mustafa? Zoti na ruajt. Z. Mustafa mund te ndodhe te jete shkencetar i zoti, por lidhje me lidership nuk ka. Ai eshte e kunderta e liderit. Paraqitjet e tij ne media besoj qe i merzisin edhe anetaret e tij me te ngushte te familjes, e lere me te tjeret. Jo pse ai nuk ka mendim, jo pse ai nuk thote asgje, por eshte larg prej te qenit profili i politikanit bashkekohor.

Numri i te rinjve qe dalin ne votime eshte gjithnje e me i madh. Ata qe kane votuar ne vitin 1992, tash jane te vjeter. Ndersa ata qe do te votojne ne vjeshten e ketij viti, ne ate vit nuk kane qene te lindur. Kjo gjenerate e re, sic e permenda ne krye te ketij shkrimi, ka modelet e veta. Pra, ka modele edhe ne politike. E Isa Mustafa nuk eshte as ne listen rezerve te modelit te politikanit modern. Me te ne krye te partise, LDK e ka te garantuar nje humbje me pese yje. Do te thellohet edhe me shume ne depresion, prej te cilit mandej ka rrezik qe nuk do te mund te dale kurre perjete.

Por, a ka shpetim? Mendoj qe po. Vetem duhet te zgjerohet korniza e mendimit brenda Kryesise se LDK-se. Une nuk po bej thirrje qe kjo kryesie te shkoje ne gijotine, ose te zhduket prej politikes. Nuk humbim shume si shoqeri edhe nese shkojne, por perpara se ta bejne, ata, vetes dhe neve, duhet te na lene nje trashegimi interesante, qe do te ishte kompetitive per skenen politike vendore. Kjo kryesi ne radhet e armates se votuesve te dikurshem te LDK-se duhet ta zbuloje profetin e partise, i cili nuk eshte Isa, perkunder qe emri i tij eshte asocim i shpetimtarit. E ai ekziston diku. Shume parti neper bote kane kaluar neper kriza te tilla te ngjashme, por me reforma te verteta e kane eliminuar mjegullen dhe jane paraqitur edhe me te forte se sa kane qene. Mirepo, lideri nuk duhet te kerkohet vetem ne Qafe, as vetem ne Llap, e as vetem ne Dukagjin. Keta jane njerez te humbur dhe qe kane humbur.

Elektorati i LDK-se po kerkon energji dhe modele te reja per t'u rikthyer ne kutite e votimit. Prandaj, ju o njerez te humbur, shikoni, harrojini interesat tuaja dhe te familjeve tuaja, dhe shikoni pak me larg. Shikoni ne Harvard, Oxford, LSE, Yale, Princton, Columbia. Jeni zhytur ne llumin e injorances suaj, e nuk po e shihni se bota eshte me e madhe se sallat e vogla dhe plot tym dhe caj rusi te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Tash, ne Kosove, kane lindur dhe jane rritur gjenerata te reja qe kane modele. Jepuani atyre nje te tille. Ata qe do te votojne ne keto zgjedhje, nuk kane qene as pjese e planifikimit familjar kur eshte krijuar subjekti juaj.

Kurse ju qe ndodheni ne Kryesi te LDK-se, krejt cka keni ndryshuar ne keto dy dekada, eshte garderoba. Ne vitin 1989, keni veshur, ne rastin me te mire, rroba te firmave BEKO ose Prvi Maj Pirot, kurse ne rastin me te zakonshem keni hulumtuar ne produktet e Emin Durakut.

Tani keni kaluar ne firmat e tjera, qe paturpesisht po i shfaqni ne nje emision javor ne RTK. Vetem kjo reforme, nuk mjafton.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›