E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festonte mbarimin e shkolles, vdes ne aksident emigrantja

BERAT- Festonte perfundimin e shkolles se mesme me shoqet dhe shoket e klases ne Athine te Greqise, vdes ne aksident emigrantja shqiptare. Vajza 18-vjecare mesohet se kthehej nga festa e matures, nderkohe qe trupi i pa jete mberriti dje ne qytetin e Beratit, ku dhe eshte percjelle per ne banesen e fundit. Te afermit thane per gazeten se Dafiola Shkurti, banore e lagjes "Jani Vrauho", humbi jeten ne Athine te Greqise tre dite me pare, teksa u aksidentua me makine gjate kthimit me miqte e saj nga festa e mbylljes te vitit shkollor. Mengjesin e te martes, vajza nga Berati udhetonte drejt baneses se saj ne nje lagje te Athines ne mjetin e nje shoku te klases. Dalja jashte rruge e makines mesohet te kete qene fatale per 18-vjecaren nga Berati, e cila ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa tre udhetare te tjere mesohet se mbeten te plagosur rende. Trupi i pajete i Shkurtit mberriti prane te afermve ne qytet dhe u percoll dje per ne banesen e fundit. Vajza mesohet se jetonte me familjen e saj prej disa vitesh ne Athine te Greqise, ku ndiqte dhe shkollen e mesme, ndersa u kthye pa jete ne qytetin e lindjes.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›