Rama&Meta shpallin luftën civile 18 muaj para zgjedhjeve të reja
Partia Socialiste ka propozuar dje miratimin e një pakti kombëtar për drejtësinë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, prezantoi, gjatë një konference për shtyp, formulimin dhe miratimin e një Pakti Kombëtar për Drejtësinë, i cili duhet të njihet nga të gjithë si një udhërrëfyes strategjik për raportet mes politikës dhe drejtësisë, pavarësisht nga rotacioni demokratik mes maxhorancës dhe opozitës. Ndonëse mazhoranca kërkon më tepër punë konkrete dhe më tepër vullnet serioz për realizimin e reformave, ku roli i opozitës duhet të jetë efiçent, shohim se nga selia rozë nuk ka sinjale pozitive për arritjen e konsensusit dhe plotësimin e standardeve të përcaktuara si parakushte, para prill 2008-ës, periudhë që përkon me mbajtjen e samitit të NATO-s, në Bukuresht ku Shqipëria pret të marrë ftesën e anëtarësimit për në aleancë. Nga Partia Socialiste nuk duken ende të përcaktuara objektivat konkretë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe atë elektoral, përveç deklaratave spontane që në dukje nuk janë gjë tjetër veçse skema të bllokimit ylberist ndaj aspiratave integruese të vendit. Në një kohë që nuk mund të mos bjerë rikthimi për të disatën herë i një rivaliteti të heshtur mes PS dhe LSI-së, kësaj here e fokusuar anë atë se kush do e çojë më lart