“Njerëzit nuk besojnë më te ata”, analistët komentojnë dështimin e dyshes Berisha-Meta: Duhet opozitë krejtësisht e re
Humbja e thellë e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet vendore është ende një realitet i pakonceptueshëm për shumë demokratë.
Ata që cilësoheshin si “opozita e vërtetë e vendit” nuk arritën të marrin më shumë se 10 bashki, duke humbur qytetet më të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrësi madje dhe bastionin demokrat të Shkodrës.
Për analistët Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini, rezultati tregoi se vendi ka nevojë për një opozitë të re. Qytetarët sipas Abilekajt, nuk i besojnë më kësaj opozite.
Ndërsa Lorenc Vangjeli shprehet se humbja e thellë ishte vetëm “dallga e parë”, pasi opozita pritet të goditet në vijim nga një cunami.
Pjesë nga diskutimet në emisionin “Të Paekspozuarit”:
Enton Abilekaj: Kjo diferencë tregon që njerëzit nuk kanë lidhje më me opozitën. Nuk besojnë te opozita
Lorenc Vangjeli: Dallga që e mori përpara këtë të dielë opozitën mjaft ka qenë, por nuk është kaq, është cunam, të tjera vijnë pas. Shkodra ishte rasti tipik që vlerësuan ofertën e ditës dhe vendosën të zgjedhin diçka tjetër.
Neritan Sejamini: 53%, 54%, 55% në Elbasan, Durrës, Tiranë, ka mbarruar loja për opozitën. Ti nuk fiton dot asgjë nëse s’fiton Tiranën. I humbi të treja. Duhet një opozitë krejtësisht e re. Nuk të çon gjëkundi kjo. Merr një përqindje por nuk sjell ndryshim.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
