Politika kujtohet per 5 majin

Feste fetare laike apo perkujtimore si 5 maji formula e vizitave te politikaneve shqiptare eshte e njejta. Ne oret e paradites kryen viziten njera pale e nje ore me vone pala tjeter. Keshtu ka ndodhur edhe dje me 5 maj Diten e Deshmoreve ku figurat politike te vendit kane kryer homazhet e rastit prane varrezave te Deshmoreve te Kombit.
I pari qe ka vendosur kuroren me lule ne memorialin e deshmoreve ka qene kreu i Partise Socialiste dhe kryebashkiaku I Tiranes Edi Rama. Ne kete dite simbolike Rama perkujtoi me nderim deshmoret e luftes edhe viktimat e diktatures. Te gjithe bashke keta njerez i bashkon ajo qe mbetet sot e gjithe diten pjese e pandare e jetes sone ne kete vend.
ndrra per nje atdhe te perbashket qe te mund te jete shtepia e cdo shqiptari dhe ku cdo shqiptar te jete zot ne vendin e vet tha ai.
Rreth nje ore me vone nga vizita e kryebashkiakut ne memorialin Nena Shqiperi u paraqit kryeministri Sali Berisha i cili shoqerohej nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Te dy personalitetet duke shprehur mirenjohjen per Deshmoret e Atdheut ndane nje mendim ndryshe nga kreu i Bashkise per deshmoret teksa u shprehen se idealet e deshmoreve te te gjitha koherave jane te realizuara.
Sot ne i nderojme ata me nje ndjenje krenarie te vecante sepse kurre ndonjehere nuk kane qene me te sigurta idealet e tyre te lirise sesa ne ditet e sotme. Flamuri per te cilin ato rane qendron perkrah flamujve te kombeve te lira ne Bruksel tha Berisha.
Ndersa presidenti Topi homazhet e tij i kreu ne Varrezat e Deshmoreve ne qytetin e Dibres.
Ne fjalen e tij kreu i shtetit tha se Dibra shquhet per patriotizem dhe se te gjithe duhet te perulemi para vepres se deshmoreve dhe vlerave per te cilen ata kane luftuar patriotizmin e atdhedashurine.
Ne cdo 5 Maj Shqiperia perkujton 28 mije deshmoret e saj te rene ne Luften Nacional lirimtare. Te 28 mije deshmoret rane gjate Luftes se Dyte Boterore 1939-1945.