E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu në këmbë frymëzon protestuesit turq (FOTO/VIDEO)

rajonTurqi- Një protestues turk i quajtur “Njeriu në Këmbë” ka udhëhequr një natë roje mbi Stamboll në Sheshin Taksim pasi autoritetet dëbuan demonstruesit.

Artist i performance Erdem Gunduz qëndroi në heshtje për tetë orë, përballë me një portret të Kemal Ataturkut, themelues i Turqisë moderne, laike.

Qindra të tjerë u bashkuan me atë në shesh, i cili u rihap të hënën, para se të shpërndaheshin nga policia.

Z. Gunduz më vonë i tha BBC-së se ai kishte kërkuar për të marrë një qëndrim simbolik.

Dy sindikatat kryesore të tregtisë mbajtën tubime e greva një-ditore në kundërshtim të hapur me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan të hënën.

“Unë jam asgjë … Ideja është e rëndësishme…:Përse njerëzit i rezistojnë qeverisë. Qeveria nuk do ta kuptojë, nuk përpiqet për të kuptuar pse njerëzit janë në rrugë. Kjo është me të vërtetë rezistenca e heshtur unë shpresoj se njerëzit të mendojnë ‘çfarë ka ndodhur atje?’”,-tha ai.

“Njeriu në këmbë” dominoi në Twitter-in të martën në mëngjes. Protesta e zotit Gunduz dallon me përleshjet e dhunshme të javëve të fundit, në të cilën 5.000 njerëz janë plagosur dhe të paktën katër kanë vdekur.

Protestat filluan më 28 maj kundër një plani për të rizhvilluar Parkun Gezi të Stambollit, në sheshin qendror të qytetit Taksim, por tashti është kthyer në antiqeveritare në mbarë vendin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›