Zgjedhjet, pse “ndryshuan” Berisha e Rama?
"Sali Berisha qeverisi për 8 vjet Shqipërinë nga posti i kryeministrit, 5 vjet shërbeu si President i Republikës, ndërsa tani pretendon të fitojë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit edhe për 4 vjet të tjerë. Ai duket palodhur dhe optimist". Kështu e nis analizën e botuar në gazetën “Kathimerini”, analisti i njohur grek Stavros Tzimas dhe më tej vijon:
"Me flamurin zgjedhor të infrastrukturës së ndërtuar nga qeveria, por dhe me atë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke premtuar të udhëheqë vendin drejt BE, proces që nga ngecur në vend, a do të arrijë mjeku i Enver Hoxhës të bëhet kryeministri më jetëgjatë në gjithë vendet post-komuniste Ballkan?
Mbetet për t'u demonstruar në kutinë e votimit, nëse shqiptarët janë lodhur nga prania e tij e gjatë në pushtet dhe nga mënyra e diskutueshme, me të cilën ai trajtoi shumë aspekte.
Përballë Berishës, është udhëheqësi i socialistëve, ish-kryetari i suksesshëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, një figurë enigmatike politike, i cili megjithatë nuk duket bindës se mund ta "lehtësojë" vendin nga Berisha, në mënyrë që qeveria e tij t’i kthejë faqen Shqipërisë.
Diçka mbresëlënëse deri tani në rrugën e Shqipërisë drejt zgjedhjeve, është fakti i një klime politike relativisht pozitive, në të cilën palët po zhvillojnë fushatën. Të dy kampet, koalicioni i majtë me PS në qendër dhe PD me satelitët e saj, janë përqëndruar kryesisht në çështjet ekonomike e të perspektivës evropiane të vendit, natyrisht pa harruar edhe sulmet personale .
Mungon, megjithatë, retorika nacionaliste, sulmet helmuese anti-greke dhe ato personale të një kandidati kundër tjetrit, të cilat në zgjedhjet e tjera ishin "pikantja" e fushatës, që nxisnin aciditetin politik dhe episodet e përgjakshme.
Çfarë ka ndodhur atëherë, që Berisha largoi papritur nga rendi i ditës zgjedhore të tij kurorën patriotike të “vëllezërve të papërmbushur "në shtetet fqinje apo vizionet nacionaliste të tilla si "Shqipëria Natyrale", që sipas tij, mbërrin nga Presheva në Mal të Zi dhe nga Kosova në Prevezë?
Çfarë ndikoi që Rama reduktoi akuzat kundër Berishës vetëm në “pleqërinë e tij”, duke lënë mënjanë epitetet “i korruptuar, hajdut, mafioz”, etj?
Jo se politikanët kanë ndryshuar për mirë. Thjesht amerikanët dhe evropianët e dërguan mesazhin në kohë në Tiranë: Zgjedhjet duhet të bazohen në standardet ndërkombëtare dhe evropiane, pa iluzione të nacionalizmit, mesazh që duket se klasa politike shqiptare e ka marrë, edhe pse askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë deri në fund.
Sondazhet, të cilat në Shqipëri nuk janë të njohura për saktësinë e tyre, i japin një avantazh të lehtë koalicionit të Ramës.
Megjithatë, nëse siç besohet, zgjedhjet mbahen në një fije, fitoren do ta japë KQZ, i përbërë ekskluzivisht nga anëtarët e PD, pasi socialistët e kanë braktisur. Në këtë rast ekziston frika se mund të aplikohet parimi i Josif Stalinit, të cilin Berisha ka treguar se e ka aplikuar. Sipas këtij parimi, ajo që ka rëndësi nuk është "kush dhe çfarë" është hedhur në kutinë e votimit, por kush numëron votat", përfundon analiza e gazetës greke "Kathimerini".
(a.jole/BalkanWeb)