E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu pa cilë si

Arkivi Shtetë ror i Filmit hap fondin e Luchino Viscontit. Shfaqet sot "I huaji" bazuar në romanin e nobelistit Albert Camus. Ekranizimi nuk i pa sallat e kinemasë pë r disa dekada


Që llon ngadonjë herë në Tiranë që ka ç'të zgjedhë sh ndë r vendet të cilat i pë rgjigjen një dialogu me veten. Sot pë r shembull, në një sallë diku të pret një film i Adrian Pacit, dje aty u shfaq një dokumentar pë r Claude Chabrol-in. Në se dialogu yt nuk ë shtë as pë r te një ri e as pë r te tjetri, mos shkoni në vendin ku shfaqet "I huaji" i Luchino Viscontit.


Sepse ata që nuk e kanë lexuar romanin (L'Étranger, 1942) e Albert Camus, mund edhe të thonë "pë r kaq erdhë m deri në Kinostudio?"


Kinemaja e së më rkurë s në Arkivin Qendror Shtetë ror të Filmit, sot, ora 12.00 sjell ekranizimin e nobelistit francez (1957), film që pë r shkak të shumë pengesave nuk i pa sallat e kinemasë pë r disa dekada, qysh kur u shfaq më 1967. Nuk do të qarkullonte as në VHS apo DVD.


Në vitet 2000 fillon të ketë projeksione speciale kopja e restauruar edhe në kuadë r të pë rvjetorit të vdekjes së shkrimtarit (4 janar 1960). Kurse Kinemaja e Arkivit në Tiranë , e sapobë rë , e shfaq sot, kur vijnë nga Parisi specialistë të Kinematekë s Franceze pë r të ndihmuar procesin e dixhitalizimit.


Vetë Kamy nuk ka dashur ta shohë të ekranizuar veprë n e tij. Kurse projekti i Viscontit u bë në n mbikë qyrjen e vejushë s Francine Camus.


Kritika ka qenë shumë e ashpë r me filmin dhe ka raportuar se në cilë sinë e tij kanë ndikuar ndë rhyrjet e vejushë s Camus, e cila donte që ekranizimi t'i mbetej besnik veprë s letrare. "Duket se dë shtimi i filmit ë shtë i padiskutueshë m", shkruante revista italiane "Cineforum" në tetor 1967. Komenti i "France soir" duke iu referuar protagonistit, Merso, interpretuar nga Marcello Mastroianni, shkruante: "Si ë shtë puna?"


Kur thuhet se Visconti i mbeti besnik tekstit, vihet në dukje se i vetmi ndryshim ë shtë që filmi nuk nis me frazë n telegrafike akull: "Aujourd'hui, maman est morte."


Në Algjerin (vendlindja e Kamysë ) e viteve para luftë s së dytë botë rore, Mersoja një në punë s modest francez merr telegram pë r vdekjen e në në s. Duke u kthyer nga varrimi takon Marinë (Anna Karina), një ish-kolege, dhe indiferent siç shfaqet në gjithë marrë dhë niet e asaj jave kur jeta i mbyllet me dë nimin me vdekje, nis një raport me Marinë .

Një të diel çifti dhe fqinji i tyre arab, Rajmondi, pë rfshihen në një zë nkë që mbyllet tragjikisht. Mersoja shtie me armë mbi një arab. "Pë r shkak të diellit", thotë ai te Kamyja. Nuk dimë se ç'thotë te Visconti.


Vrasja "pë r shkak të diellit" ë shtë një nga momentet kulmore që dë shmon indiferenca e kë tij "njeriu pa cilë si", që s'kishte treguar pikë ndjeshmë rie, siç do ta donin normat e ndjeshmë risë së një shoqë rie, në funeralin e të ë më s.


Në procesin gjyqë sor ai akuzohet pikë risht pë r indiferenc. Priftin e pë rballë në një dialog pa kthim me që ndrimin e tij ateist.


Merso, si pjesa dë rrmuese e artit të gjysmë s së parë të shekullit të një zet, ë shtë heroi që pë rfshihet në tablo ngaqë ë shtë një i pë rjashtuar, një njeri pa pushtete, që jeton pushtetet. Merso ë shtë pasiv por i vendosur, i ftohtë po dhe një mendje e pavarur.


"Në vitin 1942, ishim në ag të ekzistencializmit: njerë zit, artistë t ishin të pregatitur që të tajtonin dilemat pë r fatin e tyre dhe Kamy ishte një nga të parë t që na dha një pë rgjigje të saktë . Ai na tregoi sa të huaj ndihemi në një shoqë ri të organizuar. Në kë të libë r ka një intuitë madhë shtore (...): frika e Mersosë rritet në kë të tokë që të bë n të ndihesh i tepë rt, që e di se duhet të ikë dhe t'ia lë rë tokë n atij që i takon."


"I huaji" u pasua nga ekranizimet e dy veprave të tjera, "Murtaja" dhe "Njeriu i parë ".
Visconti ishte interesuar pë r kë të vepë r qysh kur u hodh në qarkullim më 1942.
Ai e kishte nisur karrierë n filmike në Paris në bashkë punim me Jean Renoir, ishte hedhur tashmë në krahun e bindjeve marksiste.


Regjisori i "Roko dhe vë llezë rit" (1960), bë ri një zhvendosje nga stili neorealist drejt temave historike dhe atyre që iu referua në veprat letrare si "Gatopardi" (1963, edhe ky i restauruar së fundi), "Vdekje në Venecia" 1971.


"I huaji" kishte dalë në prag të vitit 1968. Në një intervistë në prill 1967, Visconti thekson se rinia e do Kamynë : "Nuk e zgjodha "I huaji" pë r sentimentalizë m, pë r pasionin tim letrar në rini po pë r shkak të modernitetit të saj. Personazhi i Mersosë , në kë të kuptim, ë shtë i një lloji të rrallë .


Më rzia e tij e të jetuarit dhe kë naqë sia e të ekzistuarit, rebelimi ndaj sistemit që e ndrydh, ky pë rçmim kaq i thellë që nuk e çon në revoltë para absurdit të gjendjes njerë zore, ë shtë pikë risht gjendja e djemve dhe vajzave që sot janë 20-vjeçarë .


Neveria ndaj një universi që i imponohet, refuzimi i kë tij universi." Viscontit ë shtë shprehur se gjithnjë i ka ardhur keq që nuk mundi të bë jë një pë rshtatje moderne të romanit. "Do të thosha se Kamyja e parashikonte atë që ndodhi (...) dhe unë e pë rmbusha me gjuhë n e kinemasë kë të profeci."


I huaji / Lo straniero / The stranger, Itali 1967

Regjia: Luchino Visconti
Skenari: Suso Cecchi D'Amico, Georges Conchon, Luchino Visconti dhe Emmanuel Roblès, sipas romanit L'Étranger i Albert Camus
Producent: Dino de Laurentis
Fotografia: Giuseppe Rotunno
Muzika: Piero Piccioni
Kostumet: Piero Tosi
Skenografia: Mario Garbuglia
Në role: Marcello Mastroianni, Anna Karina, Bernard Blier, Bruno Cremer, Pierre Bertin, Marc Laurent, etj
Zgjat: 105'
Nominuar per Golden Lion 1967 dhe Golden Globe 1968.

Diçitura: Një mbrë mje, Mersoja dhe Maria dë gjojnë thirrje që vijnë nga dhoma e Rajmondit: ai po që llon një vajzë arabe.


TIFF në Arkiv

"Gomerë t e kufirit", Kosovë 2010, shfaqet sot, ora 10.00 në kinemanë e AQSHF. Është projeksion pë r median dhe Jurinë e Festivalit Ndë rkombë tar të Filmit në Tiranë ku konkurron kjo vepë r e Jeton Ahmetajt.


Gjatë ditë ve të TIFF-it u bë het homazh dy aktorë ve shqiptarë , që patë n të një jtin fund tragjik vitin që lamë pas. Aktori Bekim Fehmiu kujtohet me shfaqjen e një filmi të suksesshë m: "Mbledhë si i Puplave" (1967), në kinemanë e AQSHF, nesë r, ora 16.00
Ndë rsa "Operacioni zjarri" me regji të Muharrem Fejzos nderon aktorin Llazi Serbo, nesë r, ora 18.00 po në AQSHF.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›