Njëshi ndryshe apo ndryshimi i njëshit
Në të gjithë botën, ndryshimet dhe gjithçka që lidhet me ndryshimin nuk ndodhin rastësisht në kohë dhe në hapësirë. Të gjithë jemi mësuar ta shikojmë ndryshe ndryshimin, pavarësisht se si vjen, rrugët në të cilat ajo ka kaluar dhe në fund cili është qëllimi. Po t‘i referohemi politikës, me të drejtë konstatohet se hapat e domosdoshëm për të sjellë atë që kërkohet janë hedhur, në të njëjtën kohë ky rrugëtim kaq i gjatë ka sjellë në vëmendjen tonë dhe të mbarë opinionit dhe mëdyshje, se përse është vepruar kështu dhe se cilat kanë qenë arsyet që kanë deformuar atë që është premtuar.
Duke komentuar lëvizjet e fundit politiko-shoqërore me lehtësi gjykohet se ka pasur progres në radhë të parë për emancipimin e shoqërisë sonë, po ashtu edhe një ndërgjegjësim se misioni i nisur është pa kthim. Në fillimet e pluri-partitizmit të gjithë jemi dëshmitarë se u lançua përsëri brezi i vjetër, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe nuk arriti që të thithë dhe të krijojë hapësirën e duhur për brezin e mesëm, pa përmendur këtu të rinjtë të cilët falë dhe hapjes së shpejtë me botën mësuan se vetëm duke u përshtatur ndryshe mund të realizohet qëllimi i shumëpritur. Sot në politikën shqiptare dhe në shoqërinë civile me lehtësi konstatohet se e reja jo rrallë herë përbuzet apo kundërshtohet, falë dhe asaj që është cilësuar "luftë brezash", ku askush nuk e ka të qartë se cili do të jetë fitimtari. Në gjykimin e analistëve, të aftët do ta meritojnë të drejtojnë dhe jo njerëzit mediokër dhe pazarexhinj të rinj apo të vjetër që duan të pasurohen mbi kurrizin e të tjerëve. Këto "hiena" e kanë më se të qartë se vetëm duke sulmuar, denigruar e manipuluar mund të arrijnë fitoren e pamerituar, praktikë e trashëguar nga paraardhësit e tyre.
Në politikëbërjen shqiptare sot po formatohet një linjë krejt ndryshe, duke i paraqitur politikanët udhëheqës si "shenjtorët" e radhës, apo duke thurur kultin e individit për ta, me qëllimin e vetëm për të demonstruar se në këtë vend vetëm kjo kastë politike di të bëjë politikë dhe se vetëm me ta ne do të arrijmë të anëtarësohemi në familjen e madhe europiane. Për t‘iu përmbajtur këtij realiteti të zymtë dhe aspak dobisjellës, mund të thuhet se opinionistët janë bërë me ose pa dashje pjesë e lojës. Teksa i shikon, dëgjon dhe lexon këta oratorë të krijohet ideja se sa shumë janë të përkushtuar dhe se sa shumë ky vend ka nevojë për mendimtarë të tillë, të cilët përpos misionit të tyre kanë dhe një të dytë, të fitojnë sa të munden nga politika.
Të ndarë në fronte, duke zbatuar rregullat e kopjuara hedhim për diskutim ide të tilla që për momentin duken të realizueshme, por në fakt poshtë tryezës së debatit të tjera lojëra bëhen në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Në të njëjtën kohë politika po rrotullohen brenda organiogramës së saj dhe në fund asnjë konkluzion për të shëruar plagët e papunësisë dhe të varfërisë. Njerëz që vijnë dhe që ikin, të tjerë që përgjumen dhe nuk flasin, zyrtarë që transmetojnë mendimet e shefave të tyre kundër vullnetit personal. Politikanë që me përjashtime dhe raste të shkëputura nuk kanë mundur të thonë të vërtetën. Ky është realiteti i hidhur që ne po "gëzojmë" pas kaq vitesh demokraci.
Pa dashur të anashkalohet kjo situatë, përsëri ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, njohës të mirë të ligjeve të diktaturës, të parën që mund të realizojnë është që t‘u mbyllin gojën kundërshtive dhe për pasojë dhe pjesës së shëndoshë të medias. Teksa i shikon në tribuna të krijohet ideja se ata e duan më shumë kombin dhe se duan në të njëjtën kohë që edhe viktimat e tyre të marrin çka u takon. Të shpërndarë kudo, ata tashmë po krijojnë rrjetet e tyre të propagandës, kanë të gjitha asetet të jenë kudo me mendimet e tyre në media, vetëm e vetëm që një ditë të mos u përmendet emri. Metodat e përdorura dikur janë zëvendësuar me buzëqeshje, ndërsa veprimet e tyre janë më se të lexueshme. E megjithëse ndërkombëtarët e kanë të qartë, ata mjaftohen se duhet më parë të shprehet Komisioni i Venecias. Fatkeqësisht mësojmë se përsëri në Parlament, në tempullin e ligjeve qëndrojnë të ulur bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, të cilët tashmë janë më se të mbrojtur nga ajo që quhet demaskim i tyre publik.
Njëshi ndryshe është një term i madh, sepse kërkon në radhë të parë ndërgjegje dhe përkushtim të lartë nga drejtuesit aty ku ata veprojnë. Të gjithë besojmë se koha dhe momenti është i tillë që dhe brezi i fanatikëve të vjetër të ndryshojë, jo duke humbur traditat, por duke përmirësuar marrëdhëniet me të tjerët, të cilët fati i ndëshkoi për mendimet e tyre që sot janë bërë realitet. Ndryshimi i njëshit realizohet vetëm nëse drejtuesit kuptojnë se nuk janë të përhershëm dhe se fatet e së ardhmes më të mirë nuk varen nga ata.