E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njësia 10 në Tiranë votim elektronik, voton qytetari i parë, nuk raportohen probleme

Ka nisur pa problem votimi në qendrën 10 në Tiranë, aty ku votohet elektronikisht si dhe në 5 qendra të tjera votimi.

Siç shihet edhe në video votimi ka nisur pa probleme, ku qytetari i parë po shpreh verdiktin e tij për parlamentin e ardhshëm.

“Njësia 10, votohet elektornikisht. Janë 6 qendra votimi, ku ztrtarisht ka nisur procesi i votimit. Pritet mbërritja e qytetarëve të parë për të votuar. Janë dy pajisje për çdo qendër votimi. Janë afërsit 22292 qytetarë të njësisë 10 që do të votojnë në mënyrë elektronike dhe do të numërohet vota në mënyrë elektronike. Edhe në zgjehdjet e para në njësinë 10 është votuar elektronikisht”, deklaroi më herët nga qendra 10-të gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori.

3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.

Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.

Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›