Njësia 5, numërohen 5 kutitë e para, Basha në avantazh
Vijon numërimi i votave në KZAZ-në 49, në njësinë numër 5 në kryeqytet ku që nga mëngjesi i sotëm janë numëruar 5 kuti.
Kështu nga procesverbalet e tre kutive të numëruara kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka fituar 144 vota më tepër se kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.
Kështu sipas procesverbalit të kutisë 1851/1, kandidati socialist ka marrë 229 vota ndërsa kandidati democrat ka marrë 196 vota.
Ndërsa sipas procesverbalit të kutisë 1854, Rama ka marrë 220 vota ndërsa kandidati i djathtë Basha ka marrë 166 vota
Ndërkohë në procesverbalin e kutisë 1851 Rama ka marrë 244 vota ndërsa Basha ka marrë 235 vota.
Ndërkohë sipas KQZ-së deri më tani janë numëruar 482 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej ku kandidati I djathtë Lulzim Basha kryeson me 378 vota.
Sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për qytetarin” Basha ka marrë 124 530 vota, ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 124 152 vota.