E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njësitë speciale të Kosovës protestojnë para qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash

Policët e Kosovës kanë protestuar sot përpara qeverisë ku kanë parashtruar 14 kërkesa. Ata kanë shprehur pakënaqësitë për shtesat e rrezikshmërisë në punë, pagat e ulëta dhe uniformat.

Kryetari i sindikatës së policisë  Imer Zeqiri ka kërkuar  një reagim të shpejtë nga qeveria.

“Policia e Kosovës  ka qenë dhe është e përkushtuar në mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e integritetit dhe territorit të Republikës së Kosovës bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe nga qeveria e Kosovës po kërkojmë që t’i plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të pjesëtarëve të policisë me qëllim të plotësimit të kushteve dhe mirëqenies. Kërkesat që do t’i paraqesim sot janë me prioritet dhe duan trajtim në një afat kohor sa më optimal”

Zeqiri theksoi  se sindikata i ka dërguar edhe Kuvendit te Kosovës një peticion me rreth 570 nënshkrime për të cilin ende nuk kanë marrë përgjigje . Ky është marshimi i dytë që mbahet nga policia e Kosovës, ndërsa është paralajmëruar vijimi i protestave nëse nuk gjendet një zgjidhje./vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›