E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përurohet qendra rinore në Petrelë, Veliaj: Do t’i shërbejë komunitetit të zonës

Përurohet Qendra Rinore në Petrelë, një tjetër premtim i mbajtur ky, nga Bashkia e Tiranës. Erion Veliaj tha se ky është një mesazh që po investohet edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastrukturë.

“Petrela është kthyer në një laborator urban të Tiranës, ku përzihen dy realitete: realiteti rural dhe realiteti i zonave rezidenciale. Këtu takohet fiks fshati me qytetin, ndaj jam krenar që një nga nishanet e Vitit të Rinisë, ta kishim këtu në Petrelë, për të dhënë një mesazh se po investojmë edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastrukturë”

Kryebashkiaku shtoi se kjo qendër rinore t’i shërbejë edhe komunitetit të zonës, si një qendër multi-funksionale.

“Ne duhet ta kthejmë këtë hapësirë në një zyrë komunitare, ku mblidhen kryepleqtë, ku mblidhen senatorët e rinisë, ku mblidhen aktivistët e shoqërisë civile, ku mblidhen artistët. Njësoj siç kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër për ekspozita dhe art kontemporan në Petrelë. Ndaj, pasioni apo dëshira ime do ishte që kjo qendër të gëlojë, të ziejë nga jeta. Si për rastet sfiduese me emergjencat natyrore, si për raste gëzimi”

Kjo qendër multifunksionale u jep mundësinë të rinjve të lexojnë dhe të studiojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›