E Diel, 1 Nëntor 2026

Concordia, gjendet trupi i një gruaje, bilanci arrin 12 viktima

ISHULLI XHILIO - Skuadrat italiane të shpëtimit gjetën sot në mesditë trupin pa jetë të një gruaje në anijen "Concordia" që u mbyt përpara tetë ditësh në Itali, njoftoi AFP-në një zyrtar i karabinierëve, duke e çuar në 12 numrin e të vdekurve.
Kufoma u gjet nga zhytësit e rojave bregdetare në urën numër katër rreth orës 13:30 (12:30 GMT) në pjesën e pasme të anijes, shtoi i njëjti burim. Nuk janë gjetur ende edhe 20 persona ndër 4 229 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të kroçerës "Concordia".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›