E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëzet viktima të reja në Siri

Së paku 20 persona kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë siriane në provincën Latakia.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë të shtunën se sulmi ka ndodhur gjatë natës së shkuar në qytetin Salma.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë jugore dhe qendrore, ndërsa kryengritësit mbajnë zonat në veri, pranë kufirit me Turqinë, transmeton REL.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 100,000 njerëz kanë humbur jetën në Siri, prejse ka shpërthyer konflikti në mars të vitit 2011, ndërsa 1.7 milion të tjerë kanë braktisur vendin. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›