E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin shëtit pa bodigardë në rrugët e Shën Peterburgut

Presidenti rus, Vladimir Putin ka befasuar për një moment banorët e Shën Peterburgut, pasi që fare i vetëm kishte shëtitur gjatë një kohe të shkurtët rrugëve t qytetit të lindjes.

Pamja të cilën e ka transmetuar agjencia Reuters, paraqet presidentin rus, i cili pa sigurim, larg kamerave dhe bodigardëve , ka shëtitur të premten rrugëve të metropolit rus. Putin kishte ardhur në ish kryeqytetin e Rusisë cariste për të prezantuar në varrimin e trajnerit të tij të xhudos, Anatoli Rahlin, vdekja e të cilit, sipas medieve ruse, e ka shqetësuar shumë.

Pamja e Reutersit tregon një Putin tërësisht tjetër , në kontrast plotësisht tjetër me imazhin e “njeriut të fortë”, të cilin mediat shpesh ia dedikojnë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›