E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njihen vitet e punës para 1994/ Manjani: Nga “amnistia” përfitojnë rreth 30 mijë persona

Qytetarët që  nuk kanë dokumentacion për të vërtetuar sigurimet për efekt pensioni  para vitit 94 do tu njihet kjo periudhë automatikisht.Drafti tashmë është diskutuar në komisionin e ligjeve ku ka marë edhe aprovimin. Zv.ministrja Olta Manjani tha se  efektet në buxhet vitin e parë janë rreth 40 milion lekë.Nga kjo nismë përfitojnë deri në fund të zbatimit rreth 600 mijë persona.

Kreu i Instutuit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado sqaroi se nga ky ligj nuk  do të përfitojnë ata persona që tashmë kanë dalë në pension pasi kosto do të ishte shume e lartë.

Zv.ministrja Manjani tha ndër të tjera se po diskutohet për  skemën e re të pensioneve dhe po analizohen një sërë skemash./abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›