E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrojtja lumore në Remanicë-Veterik shmang përmbytjet në 730 ha tokë bujqësore

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Investimi për mbrojtjen lumore në segmentin Starovë-Remanicë, në bashkinë e Beratit, tashmë ka përfunduar, duke siguruar mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot pamje nga kjo zonë e sistemuar falë projektit të investuar, teksa tha se, “përfundimi i kësaj vepre garanton mbrojtjen e 730 hektarëve tokë bujqësore”.

Sipas saj, mbrojtja lumore e ndërtuar me mur mbrojtës me gabion, gurë kave dhe skoliere guri, përfshin tre segmente me gjatësi totale 1,2 km, përgjatë argjinaturës së lumit Osum.

“Falë këtij investimi krijohet një mjedis i qëndrueshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjes së rendimentit të prodhimit”, tha Denaj.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›