E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njihuni me gjeografinë e Leo Messit

Super Lionel Messi vazhdon të bëjë histori. Një ditë pasi e theu rekordin e radhës në futboll duke u bërë lojtari që shënon më së shumti gola në qytete të ndryshme në garat evropiane,

Messit i është publikuar edhe harta që specifikon qytetet që ai ka shënuar. Messi ka arritur të shënoj në garat evropiane në 20 qytete të ndryshme, duke e kaluar rekordin e Raul Gonzales i cili kishte shënuar në 19 qytete të ndryshme.

Messi ka shënuar 59 gola në garat evropiane duke i'u afruar edhe më shumë rekordit tjetër të Raul për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›