E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim për mediat

Kryeministri Sali Berisha dënon ashpër aktin e turpshëm, kriminal, të shpërthimit të eksplozivit në zyrat e gazetës "Shekulli". Kryeministri ka kërkuar angazhimin maksimal dhe të menjëhershëm të organeve kompetente për zbulimin dhe vënien përpara drejtësisë së kriminelëve përgjegjës për këtë akt.

Qeveria shqiptare është thellësisht e ndjeshme ndaj çdo kërcënimi ndaj mediave dhe e konsideron të një rëndësie madhore funksionimin e plotë dhe të lirë të mediave, si një nga institucionet më të rëndësishme të një demokracie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›