E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behgjet Pacolli lobon në Afrikë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është duke zhvilluar një turne tjetër lobues në kontinentin e Afrikës, në kuadër të angazhimeve të tij institucionale për afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës.
 

Zëvendëskryeministri, Pacolli, nga data 22 deri 23 qershor do të qëndrojë në Republikën e Nigerisë, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror të këtij vendi. Një takim të veçantë, zëvendëskryeministri i parë, do ta zhvillojë takime me Presidentin e Nigerisë, Goodluck Ebele Joinathan.
 

Ndërsa më pas, do të vizitojë Republikën e Togos dhe Republikën e Beninit, ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me udhëheqës institucional të këtyre shteteve.
 

Gjatë këtyre aktiviteteve, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të vazhdojë angazhimet e tij lobuese në Maroko, ku do të takohet me kryetarin e Parlamentit të këtij shteti dhe me udhëheqës të tjerë të rëndësishëm.
Kjo është hera e dytë, brenda një kohe të shkurtër ku Pacolli viziton këtë pjesë të botës në kuadër të angazhimeve të tij lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›