E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves Niebel Me shume pune te vendet e BE-se

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi takoi sot një delegacion të Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga Dirk Niebel, ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Niebel ka pohuar se Gjermania po bën përpjekje që Kosovën ta njohin të gjitha vendet e BE-së.

Ne këtë takim, Krasniqi ka kërkuar nga qeveria gjermane që të angazhohet për njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e mbetura të BE-së, ndërsa ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Kryeparlamentari po ashtu kërkoi mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›