Kosove Thaci neser ne interpelance

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci është thirrur nesër në një interpelancë parlamentare.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kreu i qeverisë do të përgjigjet lidhur me bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas burimeve, kryesia e Kuvendit caktoi seancën e nesërme për interpelancën pas një kërkese të parashtruar nga grupi parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje.
Shpesh herë deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, tashmë partia e tretë parlamentare, kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve pasi sipas tyre ato po cojnë Kosovën drejt ndarjes.