Njohja e pavaresise, pas zgjedhjeve ne Serbi
"Pavaresia e Kosoves njihet pas zgjedhjeve ne Serbi". Vleresimin e ka bere dje Patrick Moore, analist i radios Evropa e Lire. Ai ve ne dukje faktin se Parlamenti i Kosoves ka votuar qeverine e re, e cila ka premtuar pavaresine dhe thekson se shpallja e pavaresise do te shpallet pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi.
A eshte realist afati i pritshem i shpalljes se pavaresise pas zgjedhjeve ne Serbi?
Ky eshte opsioni i vetem realist. Eshte mire qe fillimisht Serbia te mbaje zgjedhjet dhe pastaj, sic ka thene Kryeministri Thaci, shpallja e pavaresise te behet ne koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Me duhet te them se me rastin e emerimit te Kryeministrit te Kosoves kam hetuar se disa media perendimore kane perdorur termin