Mancesteri luan tenis me Njukasellin
Primer Liga ka vijuar dje javen e 22-te te saj me 8 ndeshje, ku dy prej te cilave do te zhvillohen sot. Nje loje mjaft te bukur dhe plot me gola ka bere Mancester Junajtid, ku ka shkaterruar ne shifrat 6-0 Njukasellin. Kristiano Ronaldo ka realizuar nje triplete ne kete takim, dopiete Tevez dhe nje gol Rio Ferdinand. Te 6-te golat jane realizuar ne pjesen e dyte te takimit. Nuk munduan as kartonet e kuq, ku Alan Smithi, i Njukasellit, u largua nga fusha ne minuten e 90-te. Kjo fitore i ka dhene tri piket qe e kane nxjerre skuadren e Mancesterit ne vend te pare, pasi Arsenali nuk mundi te merrte me shume se nje barazim ne shtepine e tij kunder Birminghemit. Celsi, me sa duket, nuk di te ndalet ne shtepine e tij, ku ka kryer detyren, duke fituar ne shifrat 2-0 ndaj Totenhemit. Belleti ka shenuar ne pjesen e pare dhe Filips ne te dyten, duke i dhene keshtu nje trepikesh qe i mban londinezet ne vendin e trete. Edhe Liverpuli nuk ka mundur te marre me shume se nje barazim kunder Midellsbrout ne fushen e ketyre te fundit. Megjithese kane shenuar te paret, nuk kane mundur te mbajne avantazhin dhe tashme eshte ne kuoten e 39 pikeve. Uest Hemi, ka fituar 2-1 ndaj Fullhemit ne shtepine e tij. Aston Vila ka mundur te tunde tri here rrjeten e miqve te Riding, duke pesuar vetem nje. Mancester Siti ka deshtuar me perballjen ne transferte kunder Evertonit, ku ka humbur ne 0-1. Ndersa Derbi ka deshtuar edhe kete radhe ne fushen e tij, ku eshte mposhtur 0-1 nga Uiganit. Ndersa sot do te luhen edhe dy takime te tjera. Sanderlendi do te prese Portsmuthin dhe do te perplasin briret ne oren 14:30 dhe Boltoni ne 17:00 do te kete perballe Bllekburnin.
A. Hoxha
Dje
Primer Liga
Arsenal