E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja me Enxhin, fillimi i lojës

21/02/10 04:15

Banorët kërkojnë që të njohin banoren më të re Enxhin e nuk reshtin së e pyeturi për gjithcka. Ajo u tregon në vija të përgjithshme jetën e saj. ajo tregon se më parë është marrë me basketboll, studion për juridik dhe se tani punon në një revistë si drejtore marketingu. Banorët komentojnë shprehjen e saj në klip dhe Enxhi shprehet se i pëlqen që vajzat ti ketë armike sepse ka me se të merret, të merret me to, ndërsa djemtë i pëlqejnë shumë.
Më pas, ndërsa qëndrojnë vetëm, Seldi e pyet Enxhin se si duket nga jashtë lidhja e tij me Domenikën. Ajo i tregon se Domenika ka tërhequr më shumë vëmendjen sesa ai sepse ajo fillimisht ka lojën e pastaj ndjenjat ndërsa ai të kundërtën dhe kjo gjë Domenikës i ngre pikë. Ajo i thotë gjithashtu se ai bën gabim që i shkon gjithnjë nga pas asaj dhe bën lojën e saj, por duhet ti tregojë se dhe ai di të luajë dhe të ketë vëmendjen e të gjithëve sikurse e ka ajo. Nuk dua që ti jepni fund sepse ndjenja është e bukur- shprehet ajo dhe insiston që ai të mos bëjë lojën e saj. enxhi i tregon se Domenika e kishte parë shtrembër ndërsa ajo bisedonte me Seldin dhe thotë se nuk ia ndjen fare për këtë gjë, deri sa Seldi vetë tia kërkojë që ajo ti largohet sepse i prish punë në lidhje me Domenikën, por Seldi i thotë që ta harrojë këtë gjë. seldi e pyet sërish për reagimet jashtë dhe ajo ia konfirmon atë që i tha në lidhje me lojën e të dy banorëve se ajo luan, ndërsa Seldi i shkon pas. Unë nuk e di nëse është lojë apo ndjenjë, por njerëzit kështu flasin- i përgjigjet ajo Seldit kur e pyet nëse mendon se është lojë apo jo. Ajo shprehet se i pëlqen kur hyjnë banorë të rinj në lojë sepse ata mund ta këshillojnë se si të sillet në situata të ndryshme, pasi kanë parë nga jashtë cdo gjë. Sot po më dëgjon mua, nesër do dëgjosh të riun që do hyjë- thotë ajo duke thënë se një i jashtëm sheh cdo gjë që ndodh ndërs abanorët brenda vetëm disa gjëra. Seldi insiston me pyetjet e tija për imazhin që ka krijuar dhe ajo i përsërit se para se të lidhej me Domenikën, ai ishte në qëndër të vëmendjes edhe për faktin se sa do ia arrinte me të, ndërsa tani që u lidh, vëmendja është përqëndruar tek Domi. Seldi duket shumë i menduar, ndërsa Enxhi shton se ai duhet të presë që edhe Domenika të reagojë e të shkojë tek Seldi, jo vetëm ai tek ajo. Nëse mua më sheh si rrezik, le të vijë e të luftojë për ty se këtu tregon që ndjen për ty- shprehet ajo dhe përfundon duke thënë se ai ka hyrë për lojën e vetë e këtë gjë duhet ta ketë parasysh gjithnjë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›