E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertina kërkon sqarime nga Erioni

21/02/10 02:50

Bertina i kërkon Erionit që të sqarohen. Ata qëndrojnë në kopsht të ndarë nga gardhi. Ajo i thotë erionit se nuk i ka treguar të vërtetën, pasi kur e pyeti ajo se cfarë bisedoi me Oltën, ai i ishte përgjigjur për gjëra kot dhe se me të nuk ishte treguar i sinqertë. Erioni ia kthen se ajo e ka gabim dhe i tregon momentin kur opinionisti e pyeti për marrëdhënien me dy vajzat dhe se ai i ishte përgjigjur se të dyja i ka shoqe, por Bertinën pak më shumë shoqe se Oltën. Ai sghton se nuk ka cfarë të thotë pasi ajo i di vetë gjërat, por Bertina shprehet se herët a vonë e vërteta del. Sipas Erionit, e vërteta nuk ka lidhje mes tij dhe Oltës pasi mes tyre ska asgjë, por Bertina mund të mendojë si të dojë. Bertina shprehet se është treguar e sinqertë me të dhe Erioni ia kthen se dhe ai po ashtu është treguar si dhe shton se ajo ka besuar verbërisht tek ai përvec kësaj gjëje, por që gabohet në mendimet e saja. Ai shprehet se koha ka për ti treguar të gjitha dhe nëse nuk do qëndrojnë gjatë, do sqarohen jashtë. bertina fillon të qajë dhe shprehet se po shfrehet në këtë mënyrë sepse i vjen inat me veten. Erioni i kërkon që të flasë e kështu të nxjerrë mërzitjen, por Bertina ia kthen se e ka inatin me veten e ndaj sdo të flasë me të. Ajo e pyet se cfarë kriteresh ka vendosur ajo që ai nuk i plotëson dot, por Erioni ia thotë se këtë bisedë e kanë bërë më parë dhe këtë ajo e di më mirë se ai, ndërsa për të ska asnjë lloj problemi. Bertina e pyet nëse ai po luan apo jo dhe ai habitet nga kjo shprehje. Do ti që të ta vërtetoj që nuk po luaj?- e pyet ai dhe Bertina pohon. Atëherë po bëj gati valixhet- shprehet ai dhe largohet. Bertina ngrihet dhe i thërret, por Erioni futet në shtëpi. Bertina i thërret Mirit dhe ia tregon me pak fjalë cndodhi dhe i kërkon atij që të shkojë tek Erioni e ta qetësojë. Miri rend pas Erionit i cili i thotë se do dalë nga shtëpia dhe me këto veprime do i tregojë asaj se nuk ka ardhur për të luajtur. Miri i thotë që të mos reagojë si fëmijë dhe Erioni ulet të qetësohet. Miri i thotë që ai me fjalë dhe diskutime tia tregojë se spo luan por jo të reagojë kështu. Pasi qetësohet, ai del dhe vazhdon bisedën me bertinën e cila i thotë që tia tregojë në tjetër mënyrë vërtetësinë e tij. Ajo pranon që me kalimin e kohës ai tia tregojë këtë gjë. dy të rinjtë duket sikur sqarohen. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›