E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njolla e zezë, edhe Meksika kërkon dëmshpërblim

Njolla e zezë, i ka shkaktuar Meksikë një dëm të konsiderueshëm financiar dhe për këtë autoritetet vendase kërkuan dëmshpërblim prej kompanisë “BP”.

Meksika i kërkon “BP” 20 milion dollarë për të përballuar shpenzimet për shkak të ndotjes.

“Ende nuk e kemi saktësuar koston totale të dëmit që na është shkaktuar ne. 20 milionë dollarët do të shkojnë për personelin i cili do të merret me përballimin e katastrofës”, deklaroi ministri meksikan i Mjedisit, Huan Elvira Kuesada.

Ndërkaq “BP” ka marrë ok nga autoritetet federale amerikane për të zgjatur testin e saj edhe për 24 orë të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›