E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork- Dëmtohet rrota e avionit, dhjetë persona marrin plagë të lehta

eavino-shbaSHBA- Dhjetë persona u lënduar me plagë të lehta, pasi rrota e hundës së avionit u rrëzua kur ajo zbarkoi në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, thonë zyrtarët, raporton BBC-ja.

Gjashtë prej viktimave u dërguan në spital pasi Southëest Airlines Flight 345 rrëshqiti jashtë pistës, tha menaxheri i përgjithshëm i aeroportit, Tom Bosco.

Autoambulancat rrethuan Boeing 737 nga Nashville, i cili kishte 143 pasagjerë dhe gjashtë persona të ekuipazhit në bord. Aeroporti u mbyll përkohësisht, por u hap më vonë, raportoi BBC.

Në një konferencë shtypi në mbrëmje, Z. Bosco tha se rrota e përparme e avionit u rrëzua kur ajo zbarkoi në pistën katër në 17:40 (21:40 GMT) të hënën. Ai tha se avioni rrëshqiti në hundën e tij para se të ulej në tokën me bar rreth gjysmë rruge poshtë në pistë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›