E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri i PD-së, numërohen votat. Pollo uron Bashën: Sukses kryetarit të ri

MBREMJA-PD-MBULIM-22_10Tiranë- Kutitë e votimit nga i gjithë vendi janë sistemuar të gjitha në mesnatë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve ku edhe ka nisur procesi i numërimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Në procesin e numërimit do të marrin pjesë 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 janë të zgjedhur nga kryesia e partisë dhe nga një përfaqësues për secilin kandidatë.

Ora 08:30

Genc Pollo ka qenë i pari që ka uruar urime Bashës për postin e ri ende pa përfunduar numërimi i votave.

“Urime Bashës, kreu i porsazgjedhur i PD-së. Fat të mbarë e sukses të shpejtë”, shkruan Pollo në Facebook.

Rreth orës 03:30 minuta të së martës ka nisur numërimi i votave për të zgjedhur kreun e ri të PD-së për shkak se kutitë e fundit të votimit,ato që i përkisnin Sarandës, mbërritën rreth orës 03:20 minuta të ditës së martë.

Sakaq që lideri i dorëhequr i PD-së, Sali Berisha pas mbylljes së procesit të votimitmbrëmjen e djeshme e përshëndeti këtë proces me një postim në rrjetin social Facebook:

“Të dashur miq, sot 41360 anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, luftëtarë të votës së lirë, votuan për kryetarin e ri të PD”,- shkruajti Berisha.

PD, rrumpallë në zgjedhje, qindra anëtarë nuk votojnë: Na kanë përjashtuar

ZGJEDHJET--PD-MBULIM_11

Eshtë shoqëruar me akuza të forta nga ana e anëtareve të Partisë Demokratike procesi zgjedhor për kryetarin e partisë. Qindra anëtarë kanë mbetur jashtë dyerve kur kanë shkuar të votojnë për kryetarin e ri, pasi nuk kishin emrin në lista. Anëtarët e kësaj partie në Durrës akuzojnë drejtuesit e degës dhe grupimet që po çojnë në përçarjen anëtarësisë së PD-së, pasi shumë prej anëtarëve të vjetër janë lënë jashtë listës së votuesve.

Ndërkohe, ajo që u përfol rreth një javë më parë për pezullimin e drejtuesit të PD-së së Durrësit, deputetin Igli Cara është bërë realitet. Në krye të degës është vendosur Sabah Jemishta, po shumica e anëtarëve të partisë në Durrës nuk janë në dijeni të kësaj levizjeje të bërë nga lart. Në rrethin e Durresit, përfshirë dhe degën e Shijakut, janë ftuar të votojnë rreth 5100 antarë, ndërsa numri i personave që nuk e gjejnë emrin në lista është në rritje. Komisionere dhe drejtues të PD-së në Durrës thanë se kjo kategori nuk do të mund të votojë, pasi nuk ka asnjë udhëzim për këtë. Flitet për të pakten 1500 persona që nuk janë në listat e votimit.

Fenomeni i mungesës së emrave në lista është rregjistruar edhe në qarkun e Korçës. Sipas atyre kjo është e qëllimshme e ndërsa disa pretendojnë se kanë deklaruar hapur mbështetjen për njërin prej kandidatëve të tjerë e kanë të paqartë arsyen se pse emri i tyre është përjashtuar nga lista.

Në Gjirokastër anëtarë dhe drejtues lokalë të PD-së thonë se janë përjashtuar nga votimi anëtarë që dihet se do të votonin për një kandidat të caktuar, por pa sqaruar se për kë bëhej fjalë.

Sipas burimeve nga PD-ja, janë raste sporadike kur personat nuk jan përfshirë në listë dhe kjo ka ndodhur pasi, pavarësisht se personat pretendojnë se jane anetarë të PD-së, ndër vite ata janë larguar. Ose në disa raste kanë ndryshuar vendbanim dhe nuk kanë bërë rinovimin e kartës së anëtarësisë.

Edhe ne Fier, Vlorë e Lezhë janë vërejtur mangesë në listat e zgjedhjeve. Në Fier, denoncimet për mungesa në lista kanë qenë të pakta gjatë paradites dhe provës ka vijuar normalisht. Në Vlorë pjesmarrja është rritur gjatë mesditës ndërsa disa prej anëtareve të PD që smunden të votojnë, lëshojnë akuza për veprime të qëllimshme. Edhe në Lezhë janë rregjistruar mungesa në lista.

Ora 18:40

Rreth orës 19 u mbyll procesi i votimit në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, ndërsa në Durrës procesi po vijon akoma sepse gjatë pasidtes ka pasur një bum personash duke bërë që të rriten ndjeshëm radhët.

Ndërkohë kandidati për kryetar partie, Sokol Olldashi, ka votuar pak minuta para mbylljes së qendrës së votimit, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh i revoltuar për mungesën e emrave të anëtarëve të PD-së.
Falenderoj gjithë demokratët, ndjesë atyre që nuk kishin emrat në listë. Nuk kam qenë në dijeni për këtë problem. Gjithsesi këto janë problematika që nuk kanë të bëjmë me rezultatin që do dalë nga kutitë,- tha ai.

Ora 13:00

Rreth orës 12:45 drejt selisë blu është drejtuar edhe kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli. Sakaq që ka nisur me vonesë edhe votimi në Pukë, aty ku që në mengjes janë hasur probleme më listat ku anëtarë të PD-së nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista.

Ora 12:00

Kandidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha i është drejtuar kutive të votimit tëkatin e dytë të selisë blu në mesditë. Në një prononcim për mediat Basha e cilësoi një proces të pashoq në historinë e vendit.

“Procesi në tërësi ka shkuar mirë, pjesmarrja është e lartë. Por unë dua të falenderoj anëtarët dhe militantët e PD-së, për pjesmarrjen në ketë proces të pashoq në historinë e pluralizmit, i parë i vërtetë e jo fals, me parimin një anëtar një votë”,- tha ai.

Zgjedhjen e kreut të ri e ka komentuar edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili në rrjetin social Facebook shprehet se nëpërmjet parimit 1 anëtar, 1 votë, PD-ja do fitojë vlerën e vërtetë.

Sapo e kreva detyrën time si demokrat: votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët. Shpresoj se kryetari i ri do e ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin, në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi “nje anëtar-një një vote” të fitojë vlerën e tij ,- shkruan ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›