E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork Konkurs per zbulimin e sekreteve te jetegjatesise

Sekreti i jetegjatesise eshte objekti i studimit te nje fondacioni i cili ka shpallur nje konkurs te vecante per studimin e hartes gjenetike. Objekt i studimit do te jene 100 njerez te cilet kane jetuar me shume se nje shekull.

Shkencetaret do te studiojne AND-ne e tyre per te kuptuar arsyet e jetegjatesise.

Xhorxh Eberhart mbushi 107 vjec muajin e kaluar dhe shkencetaret do te donin te dinin se si ai dhe njerez si ai mund te arrijne kete jetegjatesi. Per te studiuar kete element shkencetaret kane marre disa mostra te ADNs- se tij. Ai eshte nje prej 100 njerezve qe kane mbushur 100 vjec te cilet jane pjese e nje studimi ne Nju Jork qe synon te plotesoje harten gjenetike duke deshifruar ADN-ne e plote te nje personi.

Shkencetaret mendojne se ADN-ja e plote e nje personi te moshur por te shendetshem mund te jape nje gjurme ku mund te ecet per te arritur ne perfundimin se pse ata jetojne kaq gjate. Dhe kjo mund te ndihmoje shkencetaret ne shpikjen e ilaceve qe do te ndihmonin pjesen tjeter te njerezve te jetonin per kohe te gjate pa semundje.

Ne kemi te gjitha provat e mundshme per te treguar se pse gjenet luajne nje rol shume te rendesishem tek keta individe. Ndikimi i tyre behet edhe me i forte ne disa mosha te caktuara dhe ne kemi menduar se per te zbuluar keto gjene mbrojetse duhet te studiojme njerezit e moshuar thote Dr. Tomas Perl shkencetar ne Universitetin e Bostonit.

Ai ka ndihmuar ne gjetjen e disa prej njerezve qe kane jetuar me se nje shekull per te marre pjese ne konkursin mimi X te fondacionit me te njejtin emer. Fondacioni mimi X i mirenjohur per konkurrimet per hapesiren ofron 10 milion dollare per shkencetaret qe deshifrojne kodin e plote te ADN-se se 100 njerezve ne moshe me te shtyre se 100 vjec. Pjesmarrja ne kete konkurrim do te vleresohet bazuar tek saktesia plotesia e studimeve shpejtesia si dhe kostoja e hartimit te kodit te ADN-se.

Nje prej studiuesve te hershem te gjeneve  J. Kreg Venter thote se projekti i studimit me te moshuar qe kane jetuar me shume se nje shekull eshte hapi i pare per te zbuluar sekretet gjenetike te nje jete te gjate e te shendetshme.

Aktualisht nuk egziston teknologjia qe te jete e afte te fitoje mimin X.  Dy teknologjite  ekzistuese per te studiuar harten gjenetike te nje njeriu mund te japin rezultate te ndryshme.  Dhe per te plotesuar harten gjenetike te nje njeriu ne nivelin diagnostikues duhet qe saktesia te jete shume e larte se sa e tanishmja te kryhet me shpejt si dhe te kete kosto me te ulet. Keto jane piksynimet qe ne kemi per cmimin X ne perpjekje per te drejtuar studimet ne fushen e duhur.

Shpresa per kete studim jane njerezit si 107 vjecari Xhorxh Eberhard.

Ai eshte nga Nju Xhersi dhe deri ne moshen 94 vjecare ai ka luajtur dhe ka dhene mesime tenisi.  Nuk dihet nese gjenet e tij mund te na ndihmojne pasi ne familjen e tij askush nuk e ka arritur moshen 100 vjecare dhe ai mendon se vetem nje cift ka arritur deri tek te 90-tat.

Por pse ai ka jetuar kaq gjate

Ne rastin tim une mendoj se celesi i jetegjatesise  ka qene gruaja ime martesa prej 70 vjetesh me te. Bashkeshortja e tij permend si sekret te jetegjatesise interesat e tij te shumta si qe nga montimi i radiove si femije e deri tek kariera ne elektronike.

Por ai mendon se  menyra e te ushqyerit sidomos mengjesi kane ndikuar ne jetegjatesine e tij.

Une kam ngrene gjithmone 8 kumbulla te thata dhe pak caj cdo mengjes e me pas drithera te perpunuar. Ndonje here gruaja ime me bente edhe dy veze te skuqura per mengjes.

Por shkencetaret mendojne se jetegjatesia ka te bej me dicka me teper se kaq.

Robert Ueis eshte president i mimit X.

Gjithe sistemi yne shendetesor nuk bazohet tek shendeti dhe profilaksia ai eshte i bazuar tek semundjet dhe menyra se si ne i kurojme semundjet. Ky konkurs perpiqet te ktheje vemendjen tek modelet qe na mesojne se si te jemi te shendetshem dhe si ta mbajme shendetin tone.

Fondacioni mimi X do te mbledhe kodin gjenetik deri me 3 janar te viti 2013 kur grupet e studiuesve do te dorezojne perfundimet e tyre me 100 njerezit e moshes mbi 100 vjec. Vleresimet e tij do te jepen nje muaj me vone ne 3 shkurt te vitit 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›