E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vemendja e investitoreve tek borxhi i madh italian

Kryeministri italian Silvio Berluskoni hodhi poshte njoftimet se ai mund te jape doreheqjen per te lejuar nje qeveri te re te vere ne zbatim me me force reformat ekonomike. Ka shqetesime ne rritje se zoti Berluskoni nuk zoteron autoritetin e duhur mes deputeteve per te garantuar zbatimin e reformave te shpejta qe zyrtaret evropiane thone se jane te domosdoshme per te shmangur nje krize te borxhit si ajo ne Greqi.

Javet e fundit Italia eshte bere qendra e re e vemendjes qe lidhet me krizen ne eurozone pasi borxhet e saj jane te medha rritja e ngadalte dhe ekonomia teper e madhe per tu shpetuar. Normat e huamarrjes per Italine shenuan sor rekorde te reja nderkohe qe shqetesimi i investitoreve eshte kthyer drejt ketij vendi.

Investitoret kerkojne qe qeveria te miratoje sa me shpejt masat per nxitjen e zhvillimit dhe shkurtimin e borxhit por shumica qe zoti Berluskoni ka ne parlament eshte dobesuar nga dita ne dite.

Skenari me i keq eshte se Italia mund te kete nevoje per nje pakete
nderkombetare shpetimi per zgjidhjen e borxhit te saj qe llogaritet ne 26
trilion dollare cka do te ishte teper e shtrenjte per Evropen.  Kjo do te krijonte pershtjellim ne eurozone dhe do te kishte ndikime mjaft negative per ekonomine globale.

Gjate takimit te G-20s javen e kaluar Kryeministrit Berluskoni iu desh ti kerkonte Fondit Monetar Nderkombetar qe te vezhgoje perpjekjet e Italise per reforma nje hap poshterues ky per nje ekonomi kaq te madhe sa ajo e Italise.

Nderkohe Italia u perball sot me nje tjeter greve te sindikatave te cilat shkaktuan pezullimin e transportit te autobuseve tramvajeve dhe te metrose ne Rome. Shoferet e autobuseve dhe te metrose po protestojne kunder pagave te ulta dhe shkurtimeve te qeverise ne sistemin e transportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›