Nju Jork: Protestuesit marshuan në pjesën financiare

Qindra protestues të lëvizjes “Okupimi i Wall Street-it”, kanë marshuar sot nëpër pjesën financiare të qytetit, për ta shënuar dymujorin e demonstratave kundër pabarazisë ekonomike.
Policia ka parandaluar protestuesit në marshin e tyre, për bllokimin e financierëve që shkonin për në bursën NYSE.
Ndërkohë policia bën të ditur se janë arrestuar rreth 60 vetë nga rradhët e turmës tubuese.
Protesta ishin planifikuar edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, dy ditë pasi policia e pastroi kampin e protestuesve në Nju Jork.