E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtinë-Beograd, BE: Nuk ka konfirmim për të hënën

Majkël Men, zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha në Bruksel, se nuk ka “konfirmim” të datës për të hënën.

Mbrëmë, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, tha se dialogu me Prishtinën do të vazhdoj të hënën.

Por, siç raporton mëtutje agjencia DPA nga Beogradi, duket se këmbëngulja e serbëve të pjesës veriore, që të mos i implementojnë marrëveshjet e arritura me Kosovën, i ka vënë pikëpyetje deklaratës së Stefanoviç, për vazhdimin e bisedimeve ditën e hënë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›