E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helm për ambasadat në Islamabad

Letra kërcënuese me pluhur të zi kanë arritur në Ambasadën e Farncës dhe në Komisionet e Larta të Britanisë dhe Australisë në Pakistan.

Letrat pretendojnë se kanë pluhur helmues, ndërsa kërcënojnë për sasi më të mëdha nëse Pakistani heq bllokadën për furnizimet e NATO-s për trupat në Afganistan.

Mostrat e pluhurit thuhet se janë dërguar në laboratorë për analiza.

Shefi i policisë në Islamabad, Bani Amin, ka konfirmuar se ambasadat kanë marrë paketa të vogla të mbushura me pluhur që dyshohet se është helm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›