E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jorku kufizon IA-në për nxënësit, kufizime të rrepta edhe për kohën para ekranit

Gati 600 mijë  nxënës të shkollave publike të Nju Jorkut do të ndalohen të përdorin inteligjencën artificiale në klasë.

Masa që besohet të jetë më kufizuesja e këtij lloji në vend, parashikon ndalimin e mjetevegjeneruese të Inteligjencës Artificiale, përfshirë përdorimin e chatbot-eve që paraqiten si shoqërues virtualë dhe ofrojnë mbështetje psikologjike për të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë.

Sipas rregullave të reja, vetëm nxënësit e shkollave të mesme do të lejohen të përdorin Inteligjencën Artificiale por me akses të kufizuar.

Autoritetet arsimore rekomandojnë gjithashtu kufizimin e kohës para ekranit në 45 minuta për një orë mësimi për nxënësit e shkollave të mesme dhe në 30 minuta për nxënësit e shkollave fillore.

Njoftimi shënon një ndryshim drastik në sistemin më të madh shkollor të Nju Jorkut vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor më 10 shtator.

Ndërkohë mësuesve do t’u lejohet të përdorin mjete të miratuara të inteligjencës artificiale për mbështetje administrative dhe mësimore.

Megjithatë, përdorimi i teknologjisë do të ndalohet për vlerësimin e punës së nxënësve, monitorimin e sjelljes së tyre, këshillimin e tyre dhe zhvillimin e planeve të arsimit special.

Masat e ashpra vijnë mes shqetësimeve në rritje nga prindërit, mësuesit dhe ligjvënësit në lidhje me ndikimin e inteligjencës artificiale dhe të mësuarit përmes ekranit tek fëmijët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›